Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gërvalla takohet me komandantin e ri të KFOR-it, Ferenc Kajari

nga Venera Grabanica9 nëntor 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Ferenc Kajári.
Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë, Gërvalla theksoi rolin fundamental që ka KFOR-i në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me KFOR-in.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë. Me këtë rast ministrja Gërvalla nënvizoi se ashpërsimi i retorikës serbe kohëve të fundit, dhe prania e theksuar e ndikimit të aksit anti-Kosovë përmes Serbisë, përbën rrezik real për sigurinë në rajon dhe meriton një përgjigje të përbashkët.
Në të njëjtën kohë, ministrja e informoi gjeneralmajorin Kajári edhe lidhur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →