Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Giorgio Armani me koleksion të ri në Milano

nga B.K26 shtator 2022

Koleksioni i ri i Giorgio Armani-t, për pranverë-verë 2023, përfshinë veshje elegante. Ky koleksion u prezantua gjatë javës së modës në Milano.
Hapa e revysë u bë me prezantim të këtij kostumi me ngjyrë të bardhë, të sedeftë, dhe vazhdoi me prezantim të disajneve të tjera, të kombinuara me ngjyrë të kaltër.
Kjo harmoni ngjyrash u pa qartë në veshjet e buta, të lëmuara.
Armani, pantallonat e këtij koleksioni i disajnoi në atë mënyrë që të duken si funde, e fundet si pantallona.
Në revy u prezantuan edhe veshje ngjyrash të tjera, si pantallona ngjyrë kafeje, e xhaketa me rruaza të ndryshme. “Veshjet vezulluese, kryesisht me ngjyra të hapura, reflektojnë në atë se çfarë kuptimi ka moda për shpirtn e njeriut”, ka thënë Armani.
Për këtë, ky 88 vjeçar ka thënë se nuk mund të realizojë asnjë fustan pa i shtuar së paku pak shkëlqim./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →