RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjakovarët nuk i ndalin dasmat, arrestohet pronari i restorantit

nga Kaltrina Berila17 gusht 2020

Policia në Gjakovë ka arrestuar një pronar të një restoranti për shkak se në atë restorant kishte lejuar të mbahej një aheng familjar – dasmë në të cilën kishin qenë rreth 50 persona.

“I dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Kohët e fundit, policia në këtë komunë ka njoftuar për një numër të lartë të rasteve ku po mbahen dasmat të cilat nuk janë lejuar për shkak të masave anti-Covid./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →