RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjenden mallra të kontrabanduara në një depo në Mitrovicë të veriut

nga Venera Grabanica15 shtator 2021

1.6 ton miell, 1000 litra birra, 1500 litra pije të gazuara, 370 litra vaj ushqimor, 500 litra lëngje, 160000 copë filterë cigaresh dhe 1000 litra ujë, janë mallra të kontrabanduara që janë gjetur në një depo në Mitrovicë të veriut.
Kështu ka njoftuar Dogana e Kosovës e cila ka treguar se të gjitha mallrat janë konfiskuar.
“Njësit e doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicën e veriut. Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia”, ka njoftuar Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie.
Në bashkëpunim me prokurorin themelore ne Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje./21Media 

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →