Dy burra janë gjetur të vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren ndërsa një burrë tjetër është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gjakovë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor ku kanë konstatuar vdekjen e viktimave.
Policia rastet i ka cilësuar “Hetim i vdekjes”, dhe janë duke u hetuar./21Media











