RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet e vdekur një 57 vjeçare

nga E.Bullaku25 janar 2021

Një grua 57 vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Hajdar Shala”, në Prizren.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, Bajrami Osmanollaj.

Ai ka thënë sot rreth orës 13:30 Emergjenca ka dalë në vend të ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetimet rajonale të Policisë dhe prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Nuk janë verejtur shenja apo elemente dhune dhe mendohet se vdekja është natyrale”, ka theksuar Osmanollaj./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →