Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet i vdekur një person në Gjilan

nga Kaltrina Berila2 dhjetor 2023
Gjendet i vdekur një person në Gjilan

Mëngjesin e së shtunës një person është gjetur i vdekur në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani për portalin rtv21.tv ka thënë se dyshohet se personi është hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç.

Viktima ka qenë rreth 50 vjeç.

“Sot me datën 02.12.2023 rreth orës 06:30 kemi pranuar informacion se një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke u hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima mashkull i vitit të lindjes 1971 është pa shenja jete”, ka thënë Osmani për portalin rtv21.tv.

Njësitë policore kanë nisur hetimet për ndriçimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin në koordinim me prokurorin e shtetit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →