Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjendet një person pa shenja jete në bodrumin e një ndërtese në Ferizaj

nga Gentrita Xhemajli13 qershor 2025
Gjendet një person pa shenja jete në bodrumin e një ndërtese në Ferizaj

Një person është gjetur i vdekur në bodrumin e një ndërtese rreth orës 12:53 në Ferizaj.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamze Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, deklaroi Veseli. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →