🇽🇰 Kosova
Gjendet pa shenja jete një person në Entin Special në Ferizaj
nga Venera Grabanica28 prill 2024
Një person ka vdekur në Entin Special Mental në Ferizaj, ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Qazim Reka, zëdhënës i policisë rajonale për Ferizaj, ka thënë për kp se rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:20.
“Sot rreth orës 10:20 jemi informuar se në Entin Special Mental Ferizaj, personi B.K. (79), me të meta mentale, ka vdekur në mënyrë natyrale. Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar. Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rast hetimi mbi vdekje”, tha ai.











