RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjendet pas 14 ditësh trupi i 2-vjeçarit që ra në pusin e thellë

nga Kaltrina Berila26 janar 2019

Pusi ishte i thellë më shumë se 100 metra

Ekipet e shpëtimit në Spanjë kanë gjetur trupin e pajetë të një djali dyvjeçar, i cili ra në një pus në afërsi të qytetit jugor të Malagas, thonë zyrtarët.

Djali i quajtur Julen, u zhduk në një pus të ngushtë më shumë se 100 metra i thellë gjatë një shëtitje familjare më 13 janar.

Skuadrat e specializuara punuan ditë e natë në një tunel që ishte gërmuar paralelisht me puset e ngushta.

Trupi u gjet në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, transmeton rtv21.tv.

“Në orën 01:25 ekipet e shpëtimit arritën në zonën e pusit ku po kërkonin Julen dhe gjetën trupin e pajetë të tij”, tha Alfonso Rodriguez Gomez de Celis, përfaqësuesi i qeverisë qendrore në rajonin e Andaluzisë.

Puse të tilla janë gërmuar me shpresën e nxjerrjes së ujit ose të naftës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →