Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjermania do ta ndihmojë sistemin shëndetësor në Kosovë

nga Egzona Mehmeti6 shkurt 2020

Ministri Vitia dhe ambasadori Heldt diskutuan për bashkëpunimin në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet dy vendeve, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Pasi pranoi urimet për detyrën e re, ministri Vitia shprehu përkushtimin për një bashkëpunim cilësor me shtetin gjerman, Qeverinë dhe popullin e të cilit shtet, e falënderoi për ndihmën e dhënë Kosovës si në rrafshin politik, ashtu edhe në kuadër të fushës së shëndetësisë.

Nga ana e tij, ambasadori Heldt ka rikonfirmuar se Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë do ta ndihmojë sistemin shëndetësor në Kosovë në ngritjen e kapaciteteve në shumë fusha të rëndësishme brenda këtij sistemi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →