RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjermania do t’i investojë 20 milionë euro në bujqësi

nga Venera Grabanica4 tetor 2023
Gjermania do t’i investojë 20 milionë euro në bujqësi

Gjermania do t’i investojë 20 milionë euro në bujqësi. Kjo u bë e ditur sot gjatë takimit mes ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit me homologun e tij gjerman, Cem Ozdemir, ku u tha se Kosova e Gjermania kanë rritur bashkëpunimin në fushën e bujqësisë.

“Të dy ministrat kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe në sektorë të tjerë të bujqësisë. Në këtë drejtim, për të konkretizuar bashkëpunimin tutje, ata janë pajtuar që të diskutohen tutje për hapat dhe veprimet e bashkëpunimit konkret në fusha të ndryshme të bujqësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Peci ka deklaruar se Kosova e Gjermania kanë qenë partnere në fushën e bujqësisë, derisa ka shtuar se “përkrahja është e pazëvendësueshme”.

“Gjatë kësaj vizite zyrtare, Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir, i shoqëruar nga Ministri Faton Peci kanë vizituar vreshtarë e verëtarë në Komunën e Rahovecit, si dhe patën një takim me gratë fermerë ë Kooperativën Bujqësore ‘Krusha’. Ndryshe, nesër në Kuvend si pikë e rendit të ditës është edhe ratifikimi i Marrëveshjes mes Qeverisë Gjermane dhe Qeverisë së Kosovës, për financimin e projektit në vlerë prej 20 milionë euro për zhvillimin e zonave rurale për periudhën 3 vjeçare”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →