Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Gjermania i vendos kufi çmimit të gazit dhe energjisë elektrike

nga Venera Grabanica25 nëntor 2022
Gjermania i vendos kufi çmimit të gazit dhe energjisë elektrike

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka njoftuar se qeveria gjermane ka miratuar kufirin e planifikuar për çmimet e gazit dhe energjisë elektrike përmes një procesi të përshpejtuar.

Këtë e bëri të ditur Scholzi gjatë vizitës së kryeministres franceze Elisabeth Borne në Berlin.
Gjatë qëndrimit të saj, të dy vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët për forcimin e angazhimit për stabilitetin energjetik.
“Ne duhet të shkojmë më tej dhe të kufizojmë rritjen e çmimeve të gazit dhe të reformojmë tregun e energjisë elektrike që do t’i lejojë klientët të paguajnë përgjithmonë çmime që janë në përputhje me kostot e prodhimit”, ka thënë Borne.
ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →