Nga ora 21:00 në stadiumin Allianz Arena të Munihut sonte takohet kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Ekipi i Luis de la Fuente do t’i ketë tri mungesa të mëdha në këtë ndeshje, ndërsa Didier Deschamps e ka ekipin e kompletuar.
UEFA caktoi ekip slloven për të gjykuar këtë ndeshje, ndërsa gjyqtari kryesor është Slavko Vincic. Ajo do të luhet në Allianz Arena të Mynihut para 66 mijë shikuesve.
Spanja arriti në gjysmëfinale pasi e mposhti nikoqiren e këtij kampionati, Gjermaninë.
Në anën tjetër Franca e mposhti pas penalltive Portugalinë. Sulmuesi i Francës, Antonio Griezmann, ka thënë para gjysmëfinales së spanjollët nuk i frikësohen asnjë kundërshtari.
Formacionet e mundshme:
Spanja: Simon: Navas, Nacho, Laporte, Cucurella; Olmo, Rodri, Ruiz: Yamal, Morata, Williams.
Franca: Maignan; Kounde, Saliba, Upamecano, Hernandez; Kante, Tchouameni, Rabiot; Griezmann; Kolo Muani, Mbappe.









