Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjuriq bën thirrje për parandalimin e formimit të ushtrisë së Kosovës

nga Egzona Mehmeti12 dhjetor 2018

Sipas Gjuriqit, ushtria e Kosovës rrezikon paqen në Ballkan

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, që të pengojë autoritetet e Kosovës në formimin e ushtrisë.

Ai në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti ka deklaruar se Ushtria e Kosovës rrezikon paqen në Ballkan, raporton Kp.

Më 14 dhjetor (e premte)  do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet në votim transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg para pak ditësh ka thënë se vendimi për formimin e ushtrisë së Kosovës është në kohë të gabuar dhe do të ketë pasoja serioze. Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Stoltenberg-un, të cilit i ka konfirmuar se ushtria e Kosovës do të votohet më 14 dhjetor.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →