Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Gjykata merr vendim për Mason Greenwood!

nga Xh.D2 shkurt 2022

Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, është liruar me kusht pasi u arrestua nën dyshimin se kishte përdhunuar një grua.
20-vjeçari u arrestua gjithashtu me dyshimin për sulm të dielën pas akuzave në rrjetet sociale.
Manchester United më parë tha se sulmuesi nuk do të kthehej në stërvitje apo ndeshje deri në një njoftim të dytë.
Policia e Mançesterit tha se Greenwood u arrestua pasi u njoftua për imazhet dhe videot e rrjeteve sociale në internet të postuara nga një grua që raportonte se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike mbi të.
Gjyqtarët morën vendim që ai të lirohet me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme. Greenwood nuk do të luajë për ekipin e tij deri në vendim e radhës. Futbollisti ka bërë debutimin e tij te Manchester United në vitin 2019./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →