Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

United së shpejti merr vendim për Greenwood

nga Venera Grabanica31 korrik 2023
United së shpejti merr vendim për Greenwood

Manchester United thuhet se do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e Mason Greenwood së shpejti.

21-vjeçari nuk ka figuruar për klubin e Premier Ligës që nga janari 2022.

Ai u pezullua në atë moment pas akuzave për tentativë përdhunimi, sulmi dhe kontrolli dhe sjellje shtrënguese ndaj ish-të dashurës.

Këto akuza u hoqën në shkurt, por Greenwood mbetet subjekt i një hetimi të brendshëm në ‘Old Trafford’.

Së fundmi Fabrizio Romano Man United pritet të shpallë vendimin në lidhje me ndeshjen e ardhshme hapëse të sezonit në Premier Ligë të Mason Greenwood më 14 gusht.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →