Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

nga B G14 maj 2026
​Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Gjykata Speciale në Hagë përmes një postimi në faqen zyrtare në “X” njoftoi rreth ndihmës financiare që ofrojnë për pagesën e ekipeve mbrojtëse të të akuzuarave në rastet kur ata s’mund t’i mbulojnë shpenzimet.

Kjo gjykatë bëri të ditur se shtatë nga të akuzuarit kanë pranuar një ndihmë të tillë nga Gjykata, por s’kanë treguar emrat.

“Neni 21 i Ligjit të Gjykatës së Lartë të KSK-së garanton prezumimin e pafajësisë për një të pandehur dhe rendit të drejtat e tjera që i ofrohen një të pandehuri gjatë gjithë procesit gjyqësor. Kjo përfshin të drejtën për t’u përfaqësuar nga një avokat i zgjedhur prej jush gjatë gjyqit. Gjykata e Lartë e KSK-së ka një skemë ndihme ligjore nëse një i pandehur nuk ka mundësi të paguajë për mbrojtjen e tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →