Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjykata Supreme: Kushtetuesja nuk e ka rrëzuar aktgjykimin për liberalizimin e tregut të energjisë

nga Venera Grabanica4 qershor 2026
Gjykata Supreme: Kushtetuesja nuk e ka rrëzuar aktgjykimin për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të fundit  duke sqaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë me aktgjykimin e saj për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike dhe kërkesëpadinë e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Përmes një komunikate, Supremeja thekson se pretendimet se “Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Supreme për tregun e lirë të energjisë” janë të pasakta. Sipas saj, vendimi i Kushtetueses i referohet një aktvendimi tjetër të Gjykatës Supreme, me të cilin ishte hedhur poshtë si e palejueshme një padi administrative e një paditësi tjetër.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i referohet aktgjykimit P.A.nr.18/2025, me të cilin ishte aprovuar padia administrative e Odës Ekonomike të Kosovës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)”, thuhet në sqarimin e Gjykatës Supreme.

Institucioni gjyqësor rikujton se aktgjykimi P.A.nr.18/2025 mbetet në fuqi dhe paraqet një çështje të veçantë, e cila nuk është objekt i vendimit të fundit të Kushtetueses.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →