Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Gjyqtaret nga Kosova ndajnë sërish drejtësinë në Ligën e Kombeve

nga Venera Grabanica3 dhjetor 2023
​Gjyqtaret nga Kosova ndajnë sërish drejtësinë në Ligën e Kombeve

Gjyqtaret nga Kosova, në krye me Rita Vehapin dhe asistentet Lumturije Muhadri e Fitore Govori dhe gjyqtaren e katërt Festina Koxha, do të drejtojnë ndeshjen e Ligës së Kombeve për femra Maltë-Letoni, më 5 dhjetor, nga ora 16:00.

Kjo është hera e dytë që katërshja nga Kosova ndan drejtësinë në një ndeshje të kësaj gare prestigjioze, pas debutimit të suksesshëm në ndeshjen Turqi-Lituani në fund të shtatorit.

Ndeshja e së martës, Maltë-Letoni, që vendos për pozitën e parë në grup dhe promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, shënon një tjetër sukses për futbollin e femrave në Kosovë.

Ky sukses i gjyqtareve tona shënon një kapitull të ri të zhvillimit të futbollit të femrave në Kosovë dhe ndihmon në afirmimin e vlerave të tij.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →