Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Goditet për vdekje një këmbësor në Bresje

nga Gentrita Xhemajli30 mars 2025
Goditet për vdekje një këmbësor në Bresje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Bresje të dielën mbrëma.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 ku një këmbësor është goditur nga një veturë.

Këmbësori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ndërkaq rruga ku ka ndodhur aksidenti, është mbyllur përkohësisht.

“Me datë 30.03.2025, rreth ores 21:00 në rr. Prishtinë – Pejë, tek semaforet në fshatin Bresje eshte shkaktuar një aksident trafiku në mes një veture dhe këmbësori. Në vendin e aksidentit kanë dal njesitet policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull. Rruga Prishtinë- Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetime lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore”, tha Hoxha. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →