RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Goditet për vdekje një këmbësor në Deçan

nga RTV2129 dhjetor 2019

Një i vdekur në Deçan

Një person ka vdekur pas goditjeve të marra nga një veturë në Deçan dje. Siç raporton policia, i dyshuari nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin (shtetas i Shqipërisë), i cili ka qenë duke kaluar rrugën. Rasti ka ndodhur në Baballoq të Deçanit, i dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia e kishte goditë këmbësorin – viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë i cili kishte qenë duke kaluar rrugën. Si pasoj e goditjes viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar vendim mbi ndalim dhe është dërguar në mbajtje.”, raporton policia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →