Policia e Kosovës ka arrestuar A. D, 24 vjeçar dhe B.H, 18 vjeçar në Fushë Kosovë të dyshuar për grabitje në rrugën “Tahir Zemaj”.
Sipas Policisë, grabitja ka ndodhur më 19 janar rreth orës 12:30.
Ndaj të dyshuarve të arrestuar, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, përderisa po vazhdon puna hetimore ndaj dyshimeve të ngritura për implikimin e këtyre të dyshuarve edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë./21Media







