RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Grenell kritikon Von der Leyen: Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur presidentin Thaçi për 5 vjet

nga Venera Grabanica15 tetor 2025
​Grenell kritikon Von der Leyen: Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur presidentin Thaçi për 5 vjet

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë Richard Grenell ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kreut të Komisionit Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën.

Ai në një postim në rrjetin X ka shkruar se von der Leyen dhe Komisionit Evropian ka heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi presidentin Hashim Thaçi.

“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore çdo vendi? Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike”, ka shkruar Grenell.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
LAJMI TJETËR →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Më të fundit

Të gjitha →