RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Grip sezonal, Vishaj tregon se sa pacientë janë të shtrirë në Infektivë

nga E.Bullaku16 dhjetor 2021

Në sezonin vjeshtë-dimër është rritur numri i rasteve me grip sezonal në Kosovë.
Sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë tre pacientë, si pasojë e infektimit me grip sezonal.
Drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj, ka thënë për rtv21.tv se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Shpejt do t’i lirojmë nga klinika”, ka thënë Vishaj.
Tutje, infektologu ka treguar se ky grip manifestohet me temperaturë, kollë, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje shpine.
Vishaj ka rekomanduar që qytetarët t’i shmangin turmat, të përdorin maskat, sidomos në vendet e mbyllura, si dhe të mbajnë higjienën e duarve./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →