RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pesë pacientë në Infektivë shkaku i gripit sezonal

nga E.Bullaku20 dhjetor 2021

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot janë të shtrirë pesë pacientë, si pasojë e infektimit me grip sezonal.
Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive, ka thënë për rtv21.tv se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në sezonin vjeshtë-dimër është rritur numri i rasteve me grip sezonal në Kosovë.
Infektologu Vishaj ka treguar se ky grip manifestohet me temperaturë, kollë, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje shpine.
Vishaj ka rekomanduar që qytetarët t’i shmangin turmat, të përdorin maskat, sidomos në vendet e mbyllura, si dhe të mbajnë higjienën e duarve.
Edhe Ministria e Shëndetësisë ka treguar se si mund qytetarët të mbrohen nga gripi sezonal, duke u bërë thirrje atyre që të vaksinohen./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →