🇽🇰 Kosova
Gruaja e raporton burrin në Polici: Kreu marrëdhënie pa dëshirën time
nga Kaltrina Berila11 dhjetor 2021
Një burrë nga Prizreni është arrestuar pasi që i njëjti u raportua nga gruaja e tij për dhunim.
“Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka kryer mardhënje me të, pa dëshirën e saj”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa sipas Policisë, rasti është duke u hetuar./21Media







