RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gruaja thotë se pas iftarit me kolegë, burri nuk e la të hyjë në shtëpi

nga Kaltrina Berila31 mars 2024
Gruaja thotë se pas iftarit me kolegë, burri nuk e la të hyjë në shtëpi

Një grua në Pejë ka raportuar në Polici se pasi kishte dalë me kolegë të punës për iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj nuk e ka lënë të hyjë.

I dyshuari është arrestuar e më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 30.03.2024-20:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →