Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Grupi parlamentar i AAK-së, më aktivi në vitin 2022

nga B.K28 prill 2023
Grupi parlamentar i AAK-së, më aktivi në vitin 2022

Sot, në konferencën e organizuar nga Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), u publikua raporti i monitorimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022.

Ndër shumë gjetje të publikuara, në këtë raport thuhet se: Nëse krahasohet numri i fjalimeve me numrin e deputetëve të një grupi parlamentar, atëherë del se deputetët më aktivë kanë qenë ata nga grupi parlamentar i AAK, me nga 36.2 fjalime për deputet, pasuar nga ai i PDK me nga 33.4 fjalime për deputet, ai i LDK me 23.3 fjalime për deputet, ai i LVV me 11.8 fjalime për deputet etj.

Tek tabela nr. 6 – Numri i deklaratave të deputetëve në të gjithë aktivitetin e Kuvendit për vitin 2022, deputeti më aktiv me deklarata është shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri, ndërsa ndër 20 të parët, janë tre deputetë të AAK-së.

Po ashtu, tek interpelancat dhe kërkesat për debatet parlamentare, AAK është e para më inicimin e këtyre instrumenteve parlamentare.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →