Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Haley: Rusia ndërhyri në zgjedhjen e Presidentit

nga Egzona Mehmeti8 korrik 2017

Përveç temave për Sirinë u bisedua edhe për çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhje

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley tha sot se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe këtë të gjithë e dinë, pavarësisht refuzimit të Presidentit Donald Trump për ta thënë atë.

Deklarata e ambasadores Haley vie pas takimit të parë të Presidentit Trump me homologun e tij rus, të cilët u takuan për herë të parë në Samitin G20 që po mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Në takim veç temave për Sirinë, Ukrainën dhe Korenë Veriore, është biseduar edhe për çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhje.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →