Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hamza: 50% paga më të larta për mjekët, mësimdhënësit, policët, ushtarët dhe të gjithë punëtorët e sektorit publik

nga Gentrita Xhemajli19 dhjetor 2025
Hamza: 50% paga më të larta për mjekët, mësimdhënësit, policët, ushtarët dhe të gjithë punëtorët e sektorit publik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video në të cilën ka prezantuar zotimin e tij për rritjen e pagave, duke theksuar se ky është një investim i domosdoshëm në punëtorët e sektorit publik.

“Në qeverisjen time, do t’i rris pagat për 50 për qind për të gjithë punëtorët e sektorit publik”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se paga aktuale nuk po arrin të përballojë rritjen e kostos së jetesës dhe shtrenjtimin e çmimeve.

“E di që pagat që merrni sot nuk po ju mjaftojnë të përballoni shtrenjtimin e jetesës dhe rritjen e çmimeve”, ka thënë Hamza.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →