Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hamza në Hanover: Diaspora, forca që mund të ndihmojë Kosovën të bëhet më e mirë

nga B G23 nëntor 2024
Hamza në Hanover: Diaspora, forca që mund të ndihmojë Kosovën të bëhet më e mirë

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim në Hanover të Gjermanisë, ku ka thënë se “diaspora foli me zë të fuqishëm.”

Ai ka shtuar se nga ky tubim ka marrë mbështetje të madhe, si dhe sipas tij entuziazmin dhe vullnetin e fortë të diasporës për ta bërë Kosovën më të mirë.

Hamza ka deklaruar se diaspora është një forcë dhe potencial i madh për Kosovën, duke e cilësuar si urëlidhjen tonë me demokracitë dhe ekonomitë më të zhvilluara në botë. A
Hamza atje ka thënë se Kosova mund të arrijë më shumë dhe se, ashtu siç kishim mundur në vitet e 90-ta, edhe tani mund të bëjmë ndryshime të mëdha për vendin.

“Me diasporën, Kosova mundet ma mirë! Shtëpia e zemrës, Kosova, do të bëhet shtëpia e së ardhmes së përbashkët!” , ka përfunduar Hamza./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →