Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hamza: PDK e ka ndërtuar shtetin, jemi të gatshëm ta udhëheqim Kosovën për një të ardhme më të mirë

nga Gentrita Xhemajli21 qershor 2025
Hamza: PDK e ka ndërtuar shtetin, jemi të gatshëm ta udhëheqim Kosovën për një të ardhme më të mirë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Konventën e njëmbëdhjetë të partisë tha se PDK është e gatshme për ta marrë udhëheqjen e vendit.

Ai ka deklaruar se PDK është forca që e ka ndërtuar shtetin.

“Jemi forca që e kemi ndërtuar këtë shtet, dhe udhëhequr, dhe përsëri jemi të gatshme ta udhëheqim Kosovën për një të ardhme më të mirë. Jemi partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët tha se nuk  u thyen as sot kur po përballen me padrejtësi”, tha Hamza.

Ndër të tjera ai tha se vendi sot përballet me pasiguri dhe mungesë shprese.

“Qytetarët mund të pyesin se kush mund ta udhëheq me përgjegjesi, dhe përgjigja është e qartë Partia Demokratike e Kosovës. Këtë e kemi dëshmuar me vepra”, tha Hamza.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →