Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hamza për vdekjen e Alush Gashit: Dha kontribut në shëndëtësi, arsim e ndërtim të institucioneve

nga Venera Grabanica15 maj 2026
Hamza për vdekjen e Alush Gashit: Dha kontribut në shëndëtësi, arsim e ndërtim të institucioneve

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit, Alush Gashi, i cili ishte edhe një ndër themeluesit e LDK’së.

Hamza tha se Gashi ishte ndër figurat që dhanë kontribut në ndërtim të institucioneve të vendit.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Alush Gashi. Prof. Gashi ishte një nga figurat e njohura të jetës publike, akademike dhe politike në Kosovë, me kontribut të gjatë në shëndetësi, arsim dhe në ndërtimin e institucioneve të vendit. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, bashkëpunëtorëve dhe familjes së tij politike”, ka shkruar ai.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →