Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Hapësira ajrore e Izraelit do të mbyllet, thotë ministria e transportit

nga Venera Grabanica14 prill 2024
Hapësira ajrore e Izraelit do të mbyllet, thotë ministria e transportit

Izraeli do të mbyllë hapësirën e tij ajrore duke filluar nga ora 12:30 me orën lokale, tha ministria e transportit e Izraelit.

“Në përputhje me udhëzimet e sistemit të sigurisë, duke filluar nga ora 00:30 e natës së sotme, hapësira ajrore e shtetit të Izraelit do të mbyllet për fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme”, thuhet në njoftim.

“Për shkak të vonesës në mbërritjen e fluturimeve për në Izrael, orari i fluturimeve nga Tel Avivi pritet të ndryshojë. Aeroporti Ramon do të mbyllet për trafikun. Publikut udhëtues i kërkohet të kontrollojë me linjat ajrore dhe në faqen e internetit të autoritetit të aeroportit për oraret e reja të fluturimeve para mbërritjes në aeroport”, vazhdoi ai.

“Ne do të vazhdojmë të përditësojmë sipas zhvillimeve”, thuhet në deklaratë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →