Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump: Hapësira ajrore me Venezuelën do të mbyllet plotësisht

nga Venera Grabanica29 nëntor 2025
Trump: Hapësira ajrore me Venezuelën do të mbyllet plotësisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës do të mbyllet plotësisht.

Në një postim në rrjetet sociale Truth Social, Trump shkroi: “Të gjitha linjave ajrore, pilotëve, kontrabandistëve të drogës dhe trafikantëve të qenieve njerëzore, ju lutemi të merrni parasysh se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës do të jetë e mbyllur plotësisht.”

Javën e kaluar, Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së paralajmëroi linjat ajrore kryesore për një situatë të rrezikshme, kur fluturonin mbi Venezuelë për shkak të “përkeqësimit të kushteve të sigurisë dhe rritjes së aktivitetit ushtarak përreth vendit.

Ushtria amerikane ka vendosur forca në Karaibe në muajt e fundit, mes përkeqësimit të marrëdhënieve me Venezuelën, për të luftuar atë që e quan rol të Presidentit Nicolas Maduro në furnizimin me drogë të paligjshme që kanë vrarë amerikanë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →