RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hapja e hapësirës ajrore me Shqipërinë, Rohde: Përgatituni për fluturime më të shkurtra

nga Venera Grabanica24 janar 2024
Hapja e hapësirës ajrore me Shqipërinë, Rohde: Përgatituni për fluturime më të shkurtra

Pas hapjes së korridoreve ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka reaguar Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka thënë se hapja e këtyre korridoreve do të shkurtojë fluturimet drejt destinacioneve në Evropë për 20 minuta.

Rohde e ka quajtur këtë sukses të përbashkët, derisa ka thënë se kjo është bërë falë punës së përfaqësuesve të Kosovës dhe miqve e partnerëve të Kosovës, siç janë Austria, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Përgatituni për 20 minuta fluturime më të shkurtra drejt destinacioneve 🇪🇺! Festojmë hapjen e hapësirës ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për fluturime komerciale sot! Një sukses i përbashkët falë punës së palodhur të përfaqësuesve së Kosovës, miqve dhe partnerëve, Austrisë, Zvicrës dhe ShBA’së. Faleminderit për përpjekjet e përbashkëta gjatë 15 muajve të fundit!”, ka shkruar Rohde.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →