Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hapja e Urës së Ibrit, përmes dialogut apo zgjidhjes vendore

nga Venera Grabanica13 maj 2023
Hapja e Urës së Ibrit, përmes dialogut apo zgjidhjes vendore

Ende shumë pikëpyetje nëse do të hapet Ura e Ibrit apo jo dhe nëse hapja e saj do të bëhet përmes një zgjidhjeje në dialog apo përmes vendimit të institucioneve vendore. Qytetarët shqiptarë e ata serbë kanë mendime të ndryshme për këtë çështje..

Qytetarët shqiptarë të Mitrovicës së Veriut, me padurim po presin hapjen e urës së Ibrit, por megjithatë shprehen skeptikë se një gjë e tillë mund të ndodh. Sipas tyre hapja e urës nuk duhet të jetë fare pjesë e dialogut.

”Qysh nuk duhet me u hapë…unë për veti se besoj sipas situatës cfarë gjendje jemi të gjithë po kqyrin vetëm punët e veta..kuruksh ‘spo e merr seriozisht këtë punë s’di qysh meu shpreh ndryshe”, është shprehur një qytetarë.

”Ish dashtë më herët me u hapë  po s’di cka u bo as kush e ka përgjegjësinë. Është prb kjo se po thonë që me bo me u lëshu është problem”. tha një qytetarë.

Ndryshe nga qytetarët shqiptarë, qytetarët serbë të Mitrovicës së veriut nuk deshën të flasin për këtë çështje.

Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit i miratuar nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut i është dorëzuar tashmë Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Por, i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se vendimi për hapjen duhet të merret në dialog. Për analistin politik nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, çështja e urës nuk ka çka të diskutohet më në procesin e dialogut dhe se hapja e saj tani u takon institucioneve  të Kosovës.

“Është bërë dialogu në Bruksel për urën, është vendos që ajo të hapet dhe në kuadër të planit franko gjerman është thënë që marrëveshjet e paraparëa duhe të respektohen dhe nuk aty asnjë pengesë ne këtë derjtim që ura të hapet pikërisht asamblete komunale dhe zgjedhjet me një legjitimetet aq të vogël kanë kuptimin dhe janë bërë vetëm më qëllim të përjes se tri katër gjerave të cilat kryëtarët serbët nuk do t’i bënin. BE-ja e ka kry pjesën e vetë marrveshja është bërë tani ura…”, tha Spahiu.

Mirëpo ndryshe mendon analisti dhe gazetari serb nga Mitrovica e Veriut, Branislav Krstiç. Sipas tij vendimi për hapjen e urës është i njëanshëm dhe tani nuk është koha e duhur për hapjen e saj.

“Presioni në veri po vazhdon, kemi pasë targat me zor, zgjedhjet me zor demokracinë me zor tani edhe hapjen e urës me zor. Pa mbeshtetjet e të dyja komuniteteve edhe kjo është dalë si pikëpytje politike serbët e dinë sa gjatë kanë luftu për lirinë e lëvizjes…ata janë sot të lirë me vizitu manastirin në Decan. Jam i sigurt, tash për tash nuk është koha sepse e kemi atë situatën pas zgjedhjeve atë partizanet serb e shqiptar që po ndërrojnë flamujt nëpër kodra dhe mendoj që atmosfera nuk është në këtë moment. Me siguri bëhet me kohë por me vjen keq më duket që edhe pushteti jonë edhe ai i Beogradit e kanë kuptu që ne vazhdojmë me vendime të njëanshme dhe s’jam is gurt se do të kemi afër atë marrëveshje”, deklaroi Krstiç.

Lista Serbe e ka kundërshtuar vendimin për hapjen e urës duke e konsideruar atë si “shkelje të marrëveshjes së Brukselit”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →