Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rohde mbështet deklaratën e Boris Ruge: Hapja e Urës së Ibrit të bëhet përmes dialogut

nga Venera Grabanica20 gusht 2024
Rohde mbështet deklaratën e Boris Ruge: Hapja e Urës së Ibrit të bëhet përmes dialogut

Gjermania i jep mbështetje të plotë të gjitha aspekteve që Ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, ka thënë gjatë vizitës së tij në Kosovë, kështu tha Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Në një postim në platformën “X”, Rohde ka shpërndarë deklaratën e Ruge i cili tha se çështja e hapjes së Urës së Ibrit duhet të bëhet me koordinim dhe kërkon dialog.

Tutje, Rohde ka shkruar se Gjermania vazhdimisht e ka kryer punën sa i takon pjesës së saj për KFOR-in që nga formimi i tij, si dhe nuk duhet të vihet në rrezik asnjëherë stabiliteti në Kosovë e rajon.

“Mbështetje të plotë për të gjitha aspektet që përmend Boris Ruge. Gjermania po bën pjesën e saj në mbështetjen e KFOR-it që nga fillimi i tij, duke kontribuar për sigurinë, stabilitetin në Kosovë dhe në të gjithë rajonin. Ky stabilitet i arritur nuk duhet të vihet në rrezik nga mungesa e dialogut apo veprimeve të pakoordinuara”, ka thënë Rohde, duke shpërndarë deklaratën e Ruge në platformën X, në të cilën ka thënë se “qëndrimi i NATO-s është se çështja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet me dialog”, ka shkruar Rohde në “X”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →