Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj dhe O’Connell biseduan krijimin e Qeverisë

nga Egzona Mehmeti14 qershor 2017

Haradinaj tha se do të angazhohen për adresimin e çështjeve që kërkojnë zgjidhje urgjente

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell sot ka diskutuar për krijimin e institucioneve të vendit.

Haradinaj është shprehur se i ka siguruar Ambasadorit angazhim maksimal për krijimin e Qeverisë së re.

”Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me të cilin folëm për procesin zgjedhor dhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.
E sigurova Ambasadorin O’Connell, për angazhimin maksimal timin dhe të partnerëve, për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit.  I përcolla mirënjohjen time për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetjen e Kosovës dhe proceseve të saj demokratike dhe njëkohësisht kërkesën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Haradinaj në facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →