Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj bisedon me ambasadorin italian për krijimin e Qeverisë

nga RTV2128 qershor 2017

Haradinaj tha se ka biseduar  për procesin e zgjedhjeve

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Haradinaj tha se ka biseduar me të  për procesin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

“Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin bisedova për procesin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës pas përmbylljes zyrtare të procesit zgjedhor.Biseduam edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mundësive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe për rolin dhe kontributin në vazhdimësi të Italisë në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s” ka thënë Haradinaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →