Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj kujton dëshmorët më të rinj të UÇK-së

nga Venera Grabanica17 dhjetor 2019

Valon Malaj ishte  16-vjeç ndërsa Domenik Përgegaj vetëm 17-vjeç

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar dy  dëshmorët më të rinj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në 21 vjetorin e rënies së Valon Malajt 16 vjeç dhe Domenik Përgegaj 17 vjeç, Hardinaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në gjirin e saj ka pasur edhe luftëtarë shumë të rinj, por të vendosur për lirinë e vendit.

“Valon Malaj e Domenik Përgegaj, trimat 16 dhe 17 vjeçar nga Gjakova, fituan përjetësinë në Gllogjan, 21 vite më parë. Ata ranë, që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →