Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Marrëveshjet nuk e dëmtojnë Kosovën

nga Kaltrina Berila27 janar 2020

Haradinaj marrëveshjet me Serbinë i quan pozitive për rifillimin e dialogut

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se dy marrëveshjet e fundit mes Kosovës dhe Serbinë për linjën ajrore dhe hekurudhat nuk do t’i bëjnë dëme Kosovës.

Duke folur për takimin e sotëm të grupeve punuese në Berlin për arritjen e marrëveshjes së hekurudhave, i pari i ekzekutivit tha se ky transport duhet të rregullohet pasi është në gjendje të mjerueshme.

Ndërsa, i pyetur se me anë të këtyre marrëveshje, a ka rifilluar dialogu me Serbinë, Haradinaj tha se këto marrëveshje janë shenja pozitive.

Ndërkaq, për mundësitë e një qeverie teknike, Haradinaj tha se duhet lënë kohë fillimisht mandatarit për formim të qeverisë.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë ditës sotme, ku bashkë me kabinetin qeveritar bënë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →