RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj me kongresmenin Torres për darkë te familja Gecaj në SHBA

nga Xh.D8 maj 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është duke e vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj, mbrëmë ishte për darkë në familjen Gecaj bashkë me kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, Harry Bajraktari e të pranishëm të tjerë.
“Nder i veçantë mbrëmë, darka në shtëpinë e familjes atdhetare Gecaj, me mikun e madh të shqiptarëve kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB z. Ferit Hoxha, z. Harry Bajraktari dhe shumë miq të tjerë të çmuar. Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme”, shkroi Haradinaj.
Haradinaj në vizitën e tij zyrtare do të takohet me kongresmenë, anëtarë të administratës Biden e personalitete të sigurisë./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →