RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Miratimi i aplikimit të Kosovës në KE hap i mbarë, tani është koha për fillimin e Partneritetit për Paqe

nga B.K24 prill 2023
Haradinaj: Miratimi i aplikimit të Kosovës në KE hap i mbarë, tani është koha për fillimin e Partneritetit për Paqe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas aprovimit të kërkesës së Kosovës për anëtarërim në Këshillin e Evropës.

Haradinaj ka thënë se ky është hap i mbarë dhe i vështirë, ndërsa ka shprehur besim në anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE.

“Sot me shumicë votash, vendet anëtare të Këshillit të Evropës aprovuan kërkesën e Kosovës pro procedimit të aplikimit në këtë instancë, hap i mbarë ky por proces i vështirë. Jemi besimplotë për anëtarësim të plotë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se tani është momenti që Kosova të nisë sa më parë fillimin e Partneritetit për Paqe.

“Krahas këtij procesi, tani është momenti që Kosova të nisë sa më parë edhe fillimin e Partneritetit për Paqe”, është shprehur Haradinaj./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →