Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj ngushëllon familjen Thaçi: Jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit

nga B G17 mars 2025
Haradinaj ngushëllon familjen Thaçi: Jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj  ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit Hashim Thaçi.

Haradinaj ka thënë se ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit vjen në nëj moment kur familja Thaçi po përballet edhe me mungesën e Hashim Thaçit.

“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëluftëtarit tim dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash, por ndarja e tij vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi. Në këtë ditë zie, familja Thaçi po përballet jo vetëm me humbjen e njeriut të tyre të dashur, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, me bashkëluftëtarët e tjerë, po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë.Në këtë moment dhimbjeje, jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe mbarë familjes ThaçiZoti ju forcoftë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →