Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj viziton familjen e ish-presidentit Thaçi

nga Kaltrina Berila18 gusht 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë.
Haradinaj me këtë rast ka ndarë medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”, për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.
“Sot kisha nderin që me bashkëpunëtorë, ta vizitoj familjen e Haxhi dhe Hyre Thaçit, prindërit e presidentit Hashim Thaçi. Luftë më të drejtë, më të pastër e më fisnike, për çlirim nga pushtimi i egër millosheviqian, nuk do të njohë asnjëherë njerëzimi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Që nga nëntori i vitit 2020 Hashim Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë dhe është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →