Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Haradinaj: Përgëzime për këtë lajm fantastik për Kosovën

nga Kaltrina Berila26 janar 2019

“Kosova po ecë sigurt drejt pavarësisë së plotë dhe qëndrueshmërisë energjetike”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë (KOSTT), është çertifikuar nga Energy Community Regulatory Board dhe tash e tutje do t’i njihen ndërkombëtarisht të gjitha asetet me të cilat disponon.

Sipas Haradinajt, çertifikimi nga Sekretariati i Komunitetit te Energjise ka rëndësi për njohjen e KOSTT si operator i sistemit transmetues nga Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike, si një ndër parakushtet themelore për anëtarësim në ENTSO-E, dhe institucionet tjera europiane, që do t’i mundësonte operim të pavarur nga Serbia.

“Përgëzime për këtë lajm fantastik për Kosovën, stafit menaxhues të këtij mekanizmi të rëndësishëm si dhe qytetarëve të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →