Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Haradinaj: PO-ja e madhe e Rahovecit për Kosovën Fituese na jep forcë mos me u ndalë

nga B G16 janar 2025
Haradinaj: PO-ja e madhe e Rahovecit për Kosovën Fituese na jep forcë mos me u ndalë

Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj po mban tubim zgjedhor në Rahovec.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicon Ramush Haradinaj para  mbështetësve atje u shpreh se Aleanca në këtë qytet i ka rezistuar kohës.

“PO-ja e madhe e Rahovecit për Kosovën Fituese na jep forcë mos me u ndalëKemi udhëtuar bashkë, në ditë të vështira e në ditë të mira.Aleanca jonë me qytetin e traditës e të trimërisë, të familjes e të bujarisë, i ka qëndruar kohës.Si gjithmonë edhe sot na dhanë shpirt e fuqi për Kosovën Fituese-137.Faleminderit Rahovec!!!”, tha Haradinaj.

Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30-Ideal u shpreh i bindur në fitoren në zgjedhjet e ardhshme, duke u mbështetur në përkrahjen masive që po merr nga qytetarët./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →