🇽🇰 Kosova
Haradinaj pranon letër nga kongresisti republikan, thotë se është dëshmi e partneritetit Kosovë – SHBA
nga B G12 shkurt 2025
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pranuar sot një letër nga kongresisti amerikan Zach Nunn.
Ndër tjersh Kongresisti, që përfaqëson Iowa-n, në letër thotë se janë krenarë që Kosovën e quajnë një shtet simotër, ndërsa e falënderoi Haradinajn për përkushtimin e tij ndaj lidhjeve Kosovë-SHBA.
“Marrëdhëniet me shtetin e Iowa-s, sidomos në përkrahjen për themelimin e ushtrisë dhe përfshirjen në trajnime e përgatitje të rëndësishme, janë raporte të shkëlqyera që reflektojnë forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy popujve tanë! Pas çlirimit, pavarësisë dhe themelimit të Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti dhe misioni im politik dhe jetësor.”, shkroi Haradinaj në Facebook./21Media









